Gonxhja: Tirana, për tri javë kryeqendër e baletit të niveleve ndërkombëtare

Eventi kulturor do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Sheshin “Skënderbej” dhe në Vilën 31.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u shpreh se, Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare.

Gonxhja tha se, ky event i rëndësishëm kulturor do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, Sheshit “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31.

Ndërkohë koreografi shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp, që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkisë Tiranë, zbardhi detaje të këtij Festivali.

Maestro Preljocaj ndau vizionin e tij mbi artin bashkëkohor, duke sjellë një frymë të re për skenën tonë kulturore.

Ky takim u mirëprit nga artistë dhe dashamirës të artit, që e cilësuan si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjeve kulturore ndërkombëtare.

International Dance Festival Tirana çel siparin sonte, me “Liqenin e Mjellmave” një klasik magjepsës i cili sjell në skenë elegancën dhe dramën, duke rrëfyer historinë e dashurisë së ndaluar mes Odettës dhe Princit Siegfried, mes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t.

(ATSH)

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…