Status i veçantë për Liceun Artistik dhe Shkollën e Baletit, Manastirliu: Më shumë autonomi

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë “statusin e veçantë” nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,


Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë “statusin e veçantë” nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një njohje që i jep autonominë menaxheriale dhe financiare këtyre dy shkollave me orientim artistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi në mënyrë simbolike “statusin e veçantë” dy shkollave në një ceremoni zyrtare organizuar me këtë rast.

“Statusi i veçantë që ne sot u japim dy shkollave më në zë, shkollave me nivel kombëtar, që është Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike është një status i cili mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes, jo vetëm të roleve të reja në shkollë por edhe përmes statusit të veçantë që u jepet sot shkollave dhe që do t’iu mundësojë një buxhet më të rritur për shkollat, autonomi financiare, në mënyrë që shkollat të mund të rrisë fondet e tyre edhe nëpërmjet të tretëve përmes aplikimeve për projekte, shfaqjeve të ndryshme që mund të ofrojnë dhe mund të mbledhin të ardhurat dhe ti përdorin për investime brenda shkollës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin edhe tek modernizimi i kurrikulës artistike, duke theksuar nevojën për lidhje më të forta mes shkollave artistike dhe Universitetit të Arteve.

“Përveç autonomisë financiare të shkollës, një tjetër optimizim i përpjekjeve të përbashkëta për të rritur cilësinë është kurrikula artistike, e cila në fakt duhet modernizuar me ritmin e kohës, por ndërkohë, duhet ndërlidhur me Universitetin e Arteve. Sot më shumë se kurrë nevojitet që Universiteti të jetë më afër shkollave artistike. Dhe aq më tepër ju nëpërmjet kësaj formule të re të riorganizimit dhe funksionimit të shkollës artistike do të mundeni që të keni një lidhje më të integruar me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe me teatrot e tjera artistike në të gjithë bashkitë ne vend si dhe me shkollat që kanë klasat artistike dhe të cilat mbështesin fëmijët me prirje artistike dhe ju mund të filloni dhe procesin e rekrutimit të fëmijëve me prirje të veçanta që në momentin që janë në shkollën fillore” , tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në përfundim, ministrja shprehu bindjen se ky status i veçantë do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt suksesit të shkollave artistike në Shqipëri. “Jam e bindur që kjo do të jetë një histori suksesi për shkollat tona artistike,” përfundoi Manastirliu.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…