Tirana zbukurohet me murale!
Edicioni i 6-të i “MuralFest”, një projekt i Bashkisë së Tiranës. Kurator Helidon Haliti. 11 artistë ndërkombëtarë dhe 14 murale.
Nga Dash Frashëri
Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit i muraleve!
Edicioni i 6-të i “Tirana MuralFest 2024”, një projekt i Bashkisë së Tiranës, Dekor Tirana dhe shoqatës VizArt dhe kuruar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, ka sjellë këtë vit emrat më të rëndësishëm nga 11 shtete të ndryshme të botës.
Pas muraleve të bukura të shqiptarit Helidon Haliti, spanjolles Marta Lapena, argjentinasit Maximiliano Bagnansco (me muralet kushtuar Ismail Kadaresë dhe këngëtares Vaçe Zela), rumunes Alexandra Lincu, dyshes argjentinase me banim në Spanjë, Anali Chanquai dhe Vanessa Galdeano, të tjerë artistë me famë ndërkombëtarë po zbukurojnë me muralet e tyre kryeqytetin shqiptar.
Italiani Fijodoro sjell një kompozim të thjeshtë, por shumë estetik.
Francezi Mathieu Artignac prezantohet me një murale simpatike.
Anglezi Christofor Butcher sjell një astronaut në kryeqytet.
Polakja NeSpoon prodhon një centro gjigante në Tiranë.
Belgia Jolien De Waele – Kitsune po përfundon kryevprën e saj.