Creative Europe edhe për tre vitet e ardhshme, Pipa: Moment i shkëlqyer për komunitetin artistik

Profesionistë nga fushat e artit, sektorit audiovizual dhe medias u njohën nga afër me mundësitë e jashtëzakonshme që ofron programi Creative Europe për të mbështetur dhe fuqizuar kreativitetin dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.


Profesionistë nga fushat e artit, sektorit audiovizual dhe medias u njohën nga afër me mundësitë e jashtëzakonshme që ofron programi Creative Europe për të mbështetur dhe fuqizuar kreativitetin dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Në sesionin informues ishte e pranishme zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa e cila shprehu entuziazmin për vazhdimin e këtij programi edhe për tre vitet e ardhshme, duke theksuar se ky është një moment i shkëlqyer për komunitetin artistik shqiptar që të përfitojë nga mundësitë e ofruara nga programi Creative Europe.

Ajo vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të CEDesk Albania në sigurimin e asistencës së nevojshme për aplikantët dhe zhvillimin e projekteve të suksesshme.

Në këtë sesion u prezantua një ndër thirrjet e hapura për aplikime, @culturemoveseurope e cila ka për qëllim të lehtësojë mobilitetin e artistëve dhe profesionistëve të kulturës, duke mundësuar shkëmbime ndërkulturore dhe zhvillim të mëtejshëm profesional.
Ky program përfaqëson një platformë unike për artistët shqiptarë për t’u afirmuar dhe promovuar në skenën ndërkombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe krijimtarie.

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.