Visar Zhiti fiton Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë “CAMAIORE” 2024, në Itali

Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur, Visar Zhiti, fitoi çmimin me librin “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”.


Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur, Visar Zhiti, u nderua me një tjetër çmim ndërkombëtar të rëndësishëm.

Poeti shqiptar fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë “CAMAIORE” 2024, në Itali me librin “Strade che scorrono dalle mie mani” (“Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”).

Presidenti i jurisë, poeti Michele Brancale, ftoi në skenë autorin të marrë çmimin.

Aktivitetin e përshëndetën dhe Kryetari i Komunës, etj, dhe vajza e themeluesit të këtij çmimi, poetit Francesco Belluomini.

Poetja dhe anëtarja e jurisë Cinzia Demi lexoi motivacionin e dhënies së këtij çmimi Visar Zhiti, duke e cilësuar autorin “Cirenè”- si atë që ndihmoi Krishtin për të mbajtur kryqin…

Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino si dhe juria popullore shqyrtuan botimet nga prilli 2022 deri në mars 2023. Mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi, sekeksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin:

• Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia

• Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia

• Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania

• Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca

• Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba

• Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia

• Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – Shqipëria

NGA CEREMONIA
E ÇMIMIT NDËRKOMBËTAR
TË POEZISË “CAMAIORE”
NË ITALI

2024 – Fiton Visar Zhiti me librin
“Strade che…

Posted by Visar Zhiti on Saturday, September 21, 2024

Rama fjalim në OKB: Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB në Nju-Jork, mbajti një fjalë në Samitin për të Ardhmen.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Rama fjalim në OKB: Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB në Nju-Jork, mbajti një fjalë në Samitin për të Ardhmen.