“Miqtë / Art & Histori” bashkon artistët shqiptarë dhe kinezë

60 punime në akuarel të 22 artistëve në një ekspozitë të përbashkët në Galerinë e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti


Nga Dash Frashëri

60 punime në akuarel të 22 artistëve nga Kina dhe shqiptarit Helidon Haliti, u preazantuan në ekspozitën “Miqtë, Art dhe Histori”, e cila u çel sot në ambientet e Galerisë së Artit në Tiranë, ndërsa erdhi në kuadër të nisjes së Javës Kulturore Kineze.

Pikturat e artistëve, të realizuara në teknikën akuarel pasqyrojnë peisazhet natyrore, kulturën, folklorin e traditat e dy vendeve.

“Këto vepra të realizuara në mediumin e akuarelit , nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing, Hong Shan etj. , na sjellin afër natyrën dhe peizazhin kulturor, folklorin aq intrigues të vëndit të tyre, me teknikat tradicionale të akaurelit, por njëkosisht dhe shijen e peizazheve e kostumet shqiptare, vepra të cilat artistët kinezë krijuan gjatë aktiviteteve artistike në Shqipëri, ku ato kanë qenë të ftuar”, thuhet në tekstin kurues që shoqëron ekspozitën

Ekspozita është organizuar nga Ambasada Kineze në Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Galerisë së Arteve të Tiranës, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore VIzart.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ambasadorja e Kinës, Pang Chunxue, zv.ambasadori Wang Dexin, kuratori Helidon Haliti, presidentja e VizArt, Ormira Lulani, diplomatë, ish-ambasadorë të Shqipërisë në Kinë, artistë dhe dashamirës të artit.

I ardhur nga Kina ishte mjeshtri i njohur me famë ndërkombëtare, LI Xiaocheng.

Ceremoninë e hapi piktori Haliti, i cili prezantohet me një dyzinë peizazhes të realizuara në Kinë gjatë vizitave të ndryshme të tij.

“Është një ekspozitë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur pasi flasim për miqësinë, flasim për mjeshtrat më të mëdhenj të akuarelit në botë. E kam vizituar Kinën shumë herë dhe me të vërtetë kam takuar njerëz fantastikë, kam njohur një shkollë të madhe dhe mjeshtra të mëdhenj. Ne kemi bërë shumë gjëra së bashku, veçanërisht në Shqipëri dhe i kemi bërë gjithashtu edhe në Kinë. E takova mjeshtrin LI Xiaocheng, shtatë vjet më parë, ne ndamë eksperiencë fantastike me njeri-tjetrin. Ai më ftoi në Kinë. Ne hapëm një nga ekspozitat më të bukura në botë, në mënyrën tonë”, tha midis të tjerash “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti.

Disa peizazhe të realizuara nga piktori shqiptar, Helidon Haliti.

Ky vit shënon gjithashtu edhe 75- vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në Ekspozitën e cila është organizuar edhe me mbështetjen e Ambasadës Kinezë ka qenë e pranishme ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue. Ajo theksoi rëndësinë e artit si një urë lidhëse mes dy vendeve.

“Kjo ekspozitë përkon edhe me 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Po ashtu të frytshme kanë qenë edhe bashkëpunimet në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimit. Duke shfrytëzuar 75-vjetorin si një rast të këtij bashkëpunimi pala kineze dëshiron të forcojë koordinimin me palën shqiptare për t’i çuar këto marrëdhënie edhe më tej”, u shpreh ambasadorja Pang Chunxue, e cila ftoi piktorët shqiptarë, të ndjekin shembullin e Helidon Halitit, të vizitojnë Kinën dhe të pikturojnë peizazhe nga jeta sociale atje.

Ceremoninë e përshëndeten edhe piktori kinez, LI Xiaocheng, Dekan i Akademisë së Akuarelit Chaoshan, në Shantou, në Provincën Guangdong,

Gjithashtu, ekspozitën e përshëndeti edhe drejtoresha e Galerisë së Artit Tiranë, Edit Pula, e cila theksoi se Galeria është e hapur për të tilla bashkëpunime.

Piktori kinez, Li Xiacheng, Dekan i Akademisë së Akuarelit Chaoshan, në Shantou, në Provincën Guangdong, demonstrim pikturim të “live”, pas hapjes së ekspozitës “Miqtë / Art & Histori”.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në datën 29 shtator, pati edhe interesimin e medias së shkruar dhe asaj televizive.

DISA NGA PUNIMET E EKSPOZITËS

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…