Hasani në Nju Jork: Të angazhuar për përgatitjen e kompanive shqiptare për tregun e BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë sot në mëngjesin e punës me homologë nga Italia, Austria, Kroacia, Çekia, Greqia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ballkani Perëndimor


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë sot në mëngjesin e punës me homologë nga Italia, Austria, Kroacia, Çekia, Greqia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ballkani Perëndimor, ku diskutoi mbi reformat dhe rinisjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, në ciklin e ri institucional.

Hasani ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për reformat, përafrimin me acquis, forcimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal si dhe përgatitjen e kompanive shqiptare për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Mes sfidave gjeopolitike, një rrugë e përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm, tejkalimit të hendekut të konvergjencës dhe krijimit të mundësive është thelbësore si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në”, theksoi ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ministri, gjithashtu, nënvizoi se,”një qasje e bazuar në merita, me përfitime të prekshme në çdo fazë, është thelbësore për të siguruar një proces të qetë integrimi, duke nxitur stabilitetin, rritjen ekonomike dhe lidhjet më të forta rajonale, ndërsa vendi ynë i afrohet anëtarësimit në familjen evropiane”.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni