Spiropali: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor i integrimit dhe stabilitetit
Në vijim të vizitës në Shkup, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua me Ali Ahmetin, kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryeministër,
Në vijim të vizitës në Shkup, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua me Ali Ahmetin, kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryeministër, me të cilët diskutoi mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend e në rajon dhe nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shprehet se është emocion i veçantë “takimi me kryetarin e BDI, bacën Ali Ahmeti, dhe Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Krenarë mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi euroatlantik në vend, ku theksuam nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe respektimin e arritjeve shumëplanëshe të tyre në funksion të një shoqërie multietnike e demokratike”, thekson Spiropali.
Me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Felipče, kryeparlamentarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera me RMV, partneritetin si anëtarë të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE, integrimit rajonal dhe përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në RMV.
Spiropali shprehu vlerësimin për qeverisë e drejtuara nga LSDM-së për avancimin e RMV drejt integrimit në BE, progresin politik dhe ekonomik të RMV dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri funksionale demokratike multietnike.
(ATSH)