Hoxha: Mbështetje AMP-së për forcimin e hetimeve proaktive kundër korrupsionit në polici

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe të Policisë së Shtetit kanë nisur një trajnim, i cili ka për qëllim hetimin e krimeve, sipas një moduli të standardizuar bashkëkohor dhe të miratuar tashmë nga Prokurori i Përgjithshëm


Oficerët e Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe të Policisë së Shtetit kanë nisur një trajnim, i cili ka për qëllim hetimin e krimeve, sipas një moduli të standardizuar bashkëkohor dhe të miratuar tashmë nga Prokurori i Përgjithshëm.

Trajnimi po kryhet me mbështetjen e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistence Program).

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të këtij trajnimi, theksoi mbështetjen e plotë për AMP-në dhe çdo institucion tjetër të varësisë, që do t’i nënshtrohen një procesi efektiv reformimi.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë mbështetjen time më të fortë, duke rritur dhe forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit”, tha ministri Hoxha.

Hoxha u shpreh se “për të pasur një reformë të suksesshme, ndër të tjera kemi nevojë që AMP të jetë sa më dinamike në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të saj. Që të arrihen objektivat tona, duhet që punonjësit e AMP të kenë përgatitjen e duhur profesionale, integritetin dhe personalitetin e duhur”.

“Moduli i standardizuar, i hartuar nga specialistët më të mirë të ICITAP, i cili në miratim me Prokurorin e Përgjithshëm, do të jetë një udhërrëfyes shumë i qartë për veprimet procedurale të punonjësve të AMP-së të të tri roleve, por edhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. E vlerësoj këtë iniciativë të domosdoshme, jo vetëm se synon të përmirësojë aftësitë tona në fushën e sigurisë, por është edhe një shenjë shumë e fortë e angazhimit të vazhdueshëm të ICITAP dhe ekspertëve të tij, për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për forcimin e institucioneve ligjzbatuese”, nënvizoi Hoxha.

Ministri Hoxha shprehu bindjen se ky trajnim ofron një mundësi dhe një perspektivë shumë të madhe për të gjithë punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, po ashtu është edhe një pjesë e pandashme për të përmirësuar dhe kapërcyer çdo vështirësi, duke rritur kapacitetet e aftësive të kësaj agjencie në fushat e drejtimit përkatës, për të kontribuar për një sistem të të fortë të rendit dhe ligjit.

Hoxha falënderoi misionin ICITAP dhe dy ekspertët, të cilët kanë hartuar me një angazhim maksimal dhe arritën të përcjellin njohuritë e tyre për këtë modul trajnimi.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni