Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane Pegnitz M1090
Ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate.
Anija “Oriku” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtarë me anijen gjermane Pegnitz M1090.
Në këtë stërvitje me anijen komandë të misionit ”Sea Guardian” në detin Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve të manualeve të NATO-s në det, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate.
Komandanti i CTU, kapiten Günther Brassel zhvilloi një vizitë në anijen ‘Oriku’ gjatë së cilës theksoi se, këto stërvitje janë një mundësi për ndërveprimin e efektivave të anijeve aleate si dhe shprehu vlerësimet maksimale për punën e deri tanishme të anijeve gjatë kryerjes së misioneve në rajonin e përgjegjësisë, në realizimin e detyrës në shërbim të Aleancës.
(ATSH)