Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështesim ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se me Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, fermerët kanë mundësinë të përfitojnë mbështetje për ndërtimin e ambienteve të mbarështimit të kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve.

Denaj theksoi se kjo masë siguron kushte moderne për zhvillimin e prodhimit blegtoral.

“Kriteret për të përfituar nga kjo skemë janë që fermerët të kenë: të paktën 10 lopë; të paktën 100 të imta; të paktën 10 dosa; të paktën 10 mijë shpendë. Masa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale, deri në 15 milionë lekë për subjekt”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se “aplikimet hapen së shpejti dhe me këtë mbështetje fuqizohet sektori, duke ofruar siguri për fermerët dhe duke rritur kapacitetet prodhuese të vendit për një treg konkurrues”.

“Investimi në infrastrukturë moderne është një angazhim për përmirësimin e kushteve të mbarështimit të bagëtive dhe shpendëve, duke rritur sigurinë për prodhimet ‘Made in Albania’. Më pranë fermerëve në çdo hap”, tha Denaj.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!