“The Sound of China” , tingujt kinezë ofrojnë një mbrëmje të paharrueshme!

Publiku shijoi melodi të veçanta nga trashëgimia mijëra vjeçare kineze, të interpretuara me mjeshtëri nga artistët.


Nga Dash Frashëri

“The Sound of China” (Tingujt e Kinës) shënoi një mbrëmje të paharrueshme dje në mbrëmje, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, duke festuar 75 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

.

***

Nga 23 deri më 28 shtator zhvillohet në Tiranë Java Kulturore Kineze, e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto veprimtari mbahen në 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë.

Java kulturore nisi me çeljen e ekspozitës “Miqtë, Art dhe Histori”, në Galerinë e Artit në Tiranë…

… dhe vijoi me Javën e Filmit Kinez, në kinemanë “Cineplex”.

Më 24 shtator, Ambasada Kineze në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Më shumë se 300 të ftuar të shquar iu bashkuan festës dhe shijuan performancën e artistëve nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Dramës së Vallëzimit të Kinës.

***

“The Sound of China” dhuroi emocione të bukura për të pranishmit.

E pranishme ishte edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, PANG Chunxue, zv.ambasadori Wang Dexnin, Sekretari i Përgjithshëm  i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Armand Skapi, ambasadorët e Azerbajxhanit dhe të Brazilit, ish-ambasadorët të Shqipërisë në Kinë, Maxhun Peka dhe Kujtim Xhani, diplomatë të huaj dhe dashamirës.

Edhe unë si botues i “Tirana Diplomat”, i ftuar nga Ambasada e Kinës, e shijova koncertin e shumë të bukur kinez.

Publiku pati kënaqësinë të dëgjonte melodi të veçanta nga trashëgimia mijëra vjeçare kineze, të interpretuara me mjeshtëri nga artistët.

Ritmet tradicionale përfshinë shpirtin e muzikës kineze, të mbushur me filozofi dhe spiritualitet të lashtë.

Artistët performuan edhe këngë shqiptare dhe ansambli popullor ftoi të gjithë të pranishmit në një valle të bukur, duke treguar se muzika është ura më e bukur që bashkon kulturat dhe njerëzit.

Java Kulturore Kineze do të përmbyllet të premten në Pedonalen e Tiranës me “Festën e Shijes Kineze”, ku kryeqytetasit do të mund të shijojnë gatime tradicionale kineze, por dhe punime artizanale, lojëra argëtuese, demonstrime të kaligrafisë kineze, perfomancë instrumentin tradicional kinez Guzheng, etj

FOTO NGA KONCERTI

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…