Abbott: Fuqizimi institucioneve të pavarura, aspekt kyç drejt integrimit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në vendin tonë Nicholas Abbott, u shpreh se, llogaridhënia e institucioneve qeveritare është shumë e rëndësishme në progresin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në vendin tonë Nicholas Abbott, u shpreh se, llogaridhënia e institucioneve qeveritare është shumë e rëndësishme në progresin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Duke marrë fjalën në takimin e kryetares së Kuvendit, me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Abbott, vlerësoi rolin e parlamentit për të drejtuar mekanizmat që të garantojnë në përfaqësimin dhe përfshirjen e të gjithë institucioneve të pavarura në elementë thelbësorë në llogaridhënie dhe transparencë.

“Ne ju inkurajojmë në forcimin e rolit të institucioneve të pavarura si një mundësi për të ushtruar autoritetin tuaj duke ngritur zërin në në format mbështetëse dhe rrugën tuaj drejt BE-së”, theksoi ai.

Abbott, theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet dhe vetë institucioneve të pavarura dhe parlamentit në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje.

“Ne sugjerojmë që institucionet e pavarura të shikojnë në përmirësimin e reformave dhe praktikave për të pasur një qasje më të madhe. Për sa i takon rekomandimeve të brendshme, nevojitet që t’i ndiqni këto rekomandime për të përmirësuar qeverisjen, fuqizimin e institucioneve të pavarura që është një aspekt kyç i Shqipërisë, në përpjekjen e reformave në harmoni me kërkesat BE -së që do t’ju çojnë drejt integrimit”, deklaroi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Sot është Dita Botërore e Turizmit.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Sot është Dita Botërore e Turizmit.