Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve Sekretarin e Shtetit të Suedisë, Mikael Kullberg, dhe Ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve Sekretarin e Shtetit të Suedisë, Mikael Kullberg, dhe Ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström, së bashku me ekipin e tyre këshillues.
Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe reformat për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve.
“Diskutuam gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare”, njofton Qose.
(ATSH)