Siguria kibernetike, punonjësit e administratës trajtohen për tu mbrojtur nga sulmet në rrjet

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur trajnime parandaluese ndaj rreziqeve kibernetike, në kushtet e rritjes së rrezikut.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur trajnime parandaluese ndaj rreziqeve kibernetike, në kushtet e rritjes së rrezikut.

Trajnimi ka përfshirë deri tani 2400 punonjës të sektorit publik dhe privat.

“Shkodra u bë një tjetër qendër e rëndësishme për sigurinë kibernetike, me zhvillimin e një trajnimi mbi Higjienën Kibernetike nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Eventi tërhoqi rreth 500 pjesëmarrës, duke përfshirë pjesëmarrës në sallë dhe online, nga administrata publike dhe qytetarë të thjeshtë”, njofton Autoritet kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

“Trajnimi synoi rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale dhe përmirësimin e aftësive për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, duke u fokusuar në teknikat kryesore për mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave”, vijon njoftimi.

“Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu mbi rëndësinë e higjienës kibernetike në jetën e përditshme, duke minimizuar rreziqet nga gabimet njerëzore, që shkaktojnë mbi 70% të incidenteve kibernetike. Ky trajnim është pjesë e një nisme kombëtare të AKSK-së, që deri më tani ka përfshirë mbi 2400 pjesëmarrës në trajnime të zhvilluara në Tiranë dhe Vlorë, me 1600 prej tyre të certifikuar”, njofton AKSK.

AKSS bënë të ditur se, pas suksesit në Shkodër, trajnimet do të vazhdojnë në Korçë, me synimin për të zgjeruar më tej ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike në të gjithë vendin.

Të rrezikuar nga sulmet kibernetike janë qytetarët, institucionet dhe punonjësit e tyre.

Dënimi i Salianjit, Rama: Vendimi i Gjykatës flet qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës së deputetit Ervin Salianji.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dënimi i Salianjit, Rama: Vendimi i Gjykatës flet qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës së deputetit Ervin Salianji.