Veliaj: Sjellim në Tiranë “ECOLE42” dhe “Plug and Play Tech Center”

Kryebashkiaku i Tiranës u takua me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff


Në vijim të vizitës së tij në SHBA, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Nju Jork dhe me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau lajmin e mirë për tre projekte të reja.

“Disa lajme të shkëlqyera për Tiranën. Do të sjellim “ECOLE42″ dhe “Plug and Play Tech Center” te Piramida, si vazhdim i arsimit dixhital pas Tumo Tirana. Kjo do ta bëjë Tiranën qytetin e vetëm ku arsimi dixhital konsiderohet një e drejtë njerëzore për çdo fëmijë dhe të ri, duke i përgatitur falas për punët e së ardhmes”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku informoi se me AADF-në po punohet edhe për një tjetër projekt, që ka të bëjë me lidhjen e Liqenit të Farkës me Liqenin Artificial të Tiranës, përmes një parku linear që mund të përdoret nga të gjithë.

“Për të gjithë ata që duan natyrën, shtegu i liqeneve, që lidh Farkën me Liqenin Artificial dhe Liqenin e Thatë, do të sjellë një infrastrukturë të shkëlqyer për “mushkëritë e gjelbra” të qytetit tonë”, nënvizon Veliaj.

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Sot është Dita Botërore e Turizmit.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Sot është Dita Botërore e Turizmit.