Fisnikëria dhe narcizmi!

“Duajeni fisnikërinë miq, huazoni sadopak nga ky tempull drite dhe zhvillimi!”


Nga Mimoza Prifti

Nje mikeshe e imja, me kerkoi te shkruaj dicka per “narcizmin dhe narcistet” apo njerezit e kamufluar e thene ne shqip.
Do ta nis shpjegimin nga e kunderta e ketij koncepti, nga fisnikeria njerezore.

Po e konsideroj Fisnikerine si nje tempull hyjnor, ashtu si une e ndjej.

Fisnikeria eshte nje nga personalitetet njerezore me te vleresuara, qe ne qyteterimet e lashta. Packa ndryshimeve politiko, sociale dhe ekonomike ne shekuj, packa evolimit te idese se fisnikerise, baza, shtyllat qe e mbajne, dhe kupola ngelen po ato.
Fisnikeria eshte ajka e natyres njerezore.

Integriteti eshte baza e ketij tempulli, drita udhezuese per nje jete te ndershme dhe te virtytshme. Eshte themeli i marredhenieve te shendosha njerezore, nisur nga familja e me pas pergjate piramides njerezore. Vlerat morale, etike dhe ligjore jane thelbi i integritetit, jane perkushtimi i tij. Integriteti eshte besueshmeri, eshte lidhja e forte qe nderton mes njerezve, lidhje qe i reziston kohes konform vlerave. Ku ka integritet ka familje te shendosha, ka miqesi te arta, ka grupime apo kombe ne zhvillim, ka mireqenie dhe politika sociale progresive. Integriteti eshte perputhje e mendimit, fjales dhe veprimit gjithmone ne shinat e vlerave, drejtesise dhe harmonise njerezore.

Dhembshuria, ndjeshmeria njerezore, nje nga kolonat mbajtese te fisnikerise. Dhembshuria dhe ndjeshmeria e shtyjne fisnikun te jete emocionalisht prane njerezve, te jete mencuria apo dora e ndihmes prane tyre.

Modestia dhe perulja, kolona e dyte ketij tempulli.

Njerezit nobel, sic i quaj shpesh, jane te thjeshte, arritjen e matin me plotesimin individual ne harmoni me ate shoqeror. Te vetedijshem qe dija, miresia dhe suksesi nuk kane fund. Te vetedijshem qe gabimi eshte njerezor; por perulja dhe falja ngelen hyjnore.

Vetemohimi dhe bujaria, kolona e trete. Fisniket jane bujare ne shpirt, ne mendime dhe ne veprime. Dhurojne nga vetja, nga njohurite dhe te ardhurat qe zoterojne. Mireqenia shoqerore eshte po aq e rendesishme sa mireqenia individuale, veten e shohin perhere hallke te te njejtit zinxhir.

Kurajua dhe guximi, shtylla e katert. Nje fisnik nuk e percepton veten jashte shinave te drejtesise dhe etikes. Nuk heziton te flase te verteten, te luftoje per te dhe kur kerkojne ta izolojne, ta godasin, ta manipulojne, ta vrasin. Eshte i pamposhtur ne ndjekjen e kauzes se drejtesise.

Dhe tani, kupola e ketij tempulli, jane virtytet morale dhe intelektuale:

Mencuria eshte gjuha, fjala, veprimi i fisnikut.

Njohurite, arsimimi, gjithmone me moton: dija nuk ka fund, dija nuk njeh moshe.
Mendje hapur, nje mendje e hapur eshte perhere e destinuar te jete tolerante dhe mire kuptuese, e predispozuar per harmoni ne marredheniet njerezore.

Drejtesia eshte gjaku qe rrjedh trupit te tij, shina e vetme, per nje trajtim te barabarte dhe te paanshem ne marredheniet njerezore.

Fisniket jane modelet e sjelljes etike, modelet qe lene pas familje te shendosha, qe kerkojne ta trashegojne ate.

Fisniket jane vizionaret, urat e harmonise njerezore. Jane njerezit e transparences, te gjithe perfshirjes, te mbeshtetjes dhe mirekuptimit.

E ne dashte qe fisniku te drejtoje nje familje a nje komb, fisnikeria do te shoqeroje emrat e tyre.

Dhe tani, po kthehem serish tek fillimi, tek Narcizmi apo Kamuflimi:

Fisnikeria dhe Narcizmi jane te kundertat absolute.

Fisniket jane drita e personalitetit njerezor, narcistet erresira. Fisnikeria eshte tempull hyjnor, narcizmi eshte satanik.
Fisniku ka shpirt human, narcisti eshte demonik.

Fisniku eshte luftetari i drejtesise, narcisti armiku i tij.
Fisniku te ndihmon te ngjitesh lartesive, narcisti te shtyn drejt humneres.
Eshte fat te jesh prane fisnikeve, dhimbje prane narcisteve.

Mjafton te shihni harmonine dhe madheshtine e vlerave njerezore ne nje familjeje, ne nje organizim, ne nje komb, ne nje shtet, per te kuptuar se kujt ane i perkasin, drites apo erresires; per te kapercyer maskat dhe njohur te verteten, per te vendosur drejtesine, si e vetmja rruge per jeten dhe mbarevajtjen njerezore.

I dua fort njerezit fisnike, packa se jeta perhere me ka perballur fort me narcistet. E njoh mire personalitetin e tyre. Jane fasadat dhe fallciteti qe sot me shume se kurre po diktojne marredheniet njerezore, jo pa arsye njerezimi eshte buze humneres.

Duajeni fisnikerine miq, huazoni sadopak nga ky tempull drite dhe zhvillimi. Behuni pjese e kesaj dore hyjnore per nje familje dhe nje komb te shendetshem e te ndritshem.

Dënimi i Salianjit, Rama: Vendimi i Gjykatës flet qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës së deputetit Ervin Salianji.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dënimi i Salianjit, Rama: Vendimi i Gjykatës flet qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës së deputetit Ervin Salianji.