“Taste of China”, shija e mrekullueshme e ushqimit dhe pijeve kineze!
REPORTAZH/ Java Kulturore Kineze mbyllet në mënyrë spektakolare. Qindra veta shijojnë ushqimet tradicionale.
Nga Dash Frashëri
“Taste of China”, shija e ushqimit dhe pijeve kineze!
Java Kulturore Kineze u mbyll në mënyrën më të bukur, me dhjetëra shqiptarë dhe të huaj që shijuan ushqimet tracionale dhe pijet unike kineze, të ekspozuara në Pedonalen “Toptani”, në kryeqytet.
E pranishme ishte edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, PANG Chunxue, zv.ambasadori Wang Dexin, si dhe diplomatë të tjerë dhe performues të ndryshëm kinezë.
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, PANG Chunxue, iu shërbeu personalisht të pranishmëve, ushqim dhe pije.
Gjithashtu në këtë event pati punime artizanale, lojëra argëtuese, demostrime të kaligrafisë kineze, perfomancë muzikore me Guzheng, një instrument tradicional kinez.
Të pranishmit shijuan ushqimet dhe pijet…
por edhe morën falas libra dhe fjalorë shqip-kinezçe, si dhe suvenire të ndryshme.
Edhe unë si botues i “Tirana Diplomat” isha i ftuar në këtë aktivitet të bukur.
Me ambasadoren e Kinës, Pang Chunxue
Me zv. ambasadorin e Kinës, Wang Dexin
Me atasheun ushtarak të Kinës, Ron Deshen
***
Nga 23 deri më 29 shtator zhvillohet në Tiranë Java Kulturore Kineze, e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto veprimtari mbahen në 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë.
Java kulturore nisi me çeljen e ekspozitës “Miqtë, Art dhe Histori”, në Galerinë e Artit në Tiranë…
… dhe vijoi me Javën e Filmit Kinez, në kinemanë “Cineplex”.
Më 24 shtator, Ambasada Kineze në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Më shumë se 300 të ftuar të shquar iu bashkuan festës dhe shijuan performancën e artistëve nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Dramës së Vallëzimit të Kinës.
Më 25 shtator, “The Sound of China” (Tingujt e Kinës) shënoi një mbrëmje të paharrueshme dje në mbrëmje, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, duke festuar 75 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
***
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Kineze, çeli ditën e enjte, më 26.09.2024, një ekspozitë të autorëve kinezë më të spikatur të përkthyer në shqip.
_______
Tiranë, më 28 shtator 2024