Banka e Shqipërisë: Kursimet bankare në euro u rritën me 19 miliardë lekë
Fluksi i lartë i turistëve dhe dhe prurjet e emigrantëve kanë rritur kursimet në para në banka.
Fluksi i lartë i turistëve dhe dhe prurjet e emigrantëve kanë rritur kursimet në para në banka.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin gusht të këtij viti, depozitat në sistemin bankar shënuan rritje më të lartë në monedhën euro.
Sipas të dhënave nga BSH-ja, depozitat bankare në këtë periudhë u zgjeruan me 19 miliardë lekë .
Në gusht depozitat në monedhën europiane shënuan nivelin 7.92 miliard euro me një rritje prej më shumë se 11%.
Në total, fondet e kursimeve të mbajtura në Bankën e Shqipërisë në formën e depozitave, arritën 1.33 trilionë lekë, duke shënuar një rritje mujore prej 1.5% në krahasim me muajin korrik.