Rama: Sorrollatja e pacientëve thyerje e kodit etik, “Onkologjiku” tregoi nevojën për përmirësime të sistemit

“Doktori i Mrekullive” emërtohej podkasti i radhës i Kryeministrit Edi Rama, ku i ftuar ishte një prej figurave kryesore të neurokirurgjisë europiane, doktor Kita Sallabanda.


“Doktori i Mrekullive” emërtohej podkasti i radhës i Kryeministrit Edi Rama, ku i ftuar ishte një prej figurave kryesore të neurokirurgjisë europiane, doktor Kita Sallabanda.

Duke folur për reformën në sistemin shëndetësor në Shqipëri, Kryeministri Rama u shpreh se mjeku për të punuar në privat duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”.

“Këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltitshme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë ‘hajt se po nisem’. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”, tha ai.

Kryeministri theksoi se ajo që ndodhi te Onkologjiku ishte shumë prekëse.

“Ishte një tregues që kemi akoma nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Dihet, e ka thënë një veteran i famshëm i BBC, lajm nuk është kur kafshon qeni njeriun, por njeriu qenin. Në rastin konkret, lajmi nuk është që këta mjekë bëjnë 90 mijë ndërhyrje në vit, mirëpo kur të del një rast si ai, ose i Sanatoriumit, këto janë raste që godasin besimin te sistemi”, tha Rama.

Sipas tij, “spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë në vitet e fundit, kanë kujtimet e së shkuarës”.

“Kam dëgjuar edhe të huaj që kanë ardhur këtu që thoshin nuk e besojmë dot që Shqipëria ka një spital si ai i Sëmundjeve të Brendshme. Nuk kërkohet llogari pse ndodh që del një derr, por llogaria duhet të sjellja ndaj problemit. Si reagon ndaj kësaj, aty bëhet dallimi, e justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte një moment i keq dhe hajde e përmirësojmë”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij dr. Sallabanda foli për situatën e shëndetësisë shqiptare ndër vite.

Ai vlerësoi shëndetësinë shqiptare në vitet që e praktikonte atë, e dalluar për mjekët me shumë eksperiencë.

“Të gjithë kishin studiuar jashtë, në Francë apo Austri, flasim për themeluesit. Në vitet ’90-’94 pati një periudhë që ra shumë niveli, sepse studentët filluan të mos mësonin, merreshin provime shumë kollaj”, u shpreh ai.

Ndërkohë këto 10 vitet e fundit, Sallabanda vlerësoi se përsëri ka filluar të rigjenerohet ajo mjekësi e bukur me njerëzit që kërkojnë të jenë të aftë në profesion.

“Patëm 10 vite të errëta dhe një çrregullimi të sistemit shëndetësor, por edhe të formimit të mjekëve dhe kemi 10 vitet e fundit që në Shqipëri është marrë seriozisht kjo pjesë”, tha ai.

Sallabanda tha se 10–vjeçarin e fundit kemi filluar të formojmë mjekë me cilësi.

Ndërkohë kryeministri solli në vëmendje situatën e krijuar nga ndalimi i specializimeve në mjekësi, nga qeveria e mëparshme.

“Qeveria e mëparshme ndaloi specializimin dhe ishte si të thuash goditja e fundit që iu dha një procesi mësimdhënie që ishte në degradim. Ishte shumë e qartë që nëse mbyll specializimet për 5 vjet i hap një gropë që të duhen 10 vjet për ta mbushur. Atë nuk e mora dot vesh kurrë përse ndodhi”, tha Rama.

Një tjetër gabim, sipas dr. Sallabandës ishte që u ndaluan doktoraturat. “Pati një periudhë në Shqipëri ku kushdo mund të bëhej Doktor i Shkencave dhe kjo ishte një tragjedi për shkencën shqiptare”, tha Sallabanda.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…