Rama: Bashkëpunim me ndërkombëtarët për axhendën “Shqipëria 2030”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka bërë një transformim rrënjësor të praktikave dhe mendësisë së qeverisjes


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka bërë një transformim rrënjësor të praktikave dhe mendësisë së qeverisjes, ndërsa foli për sukses të Reformës në Drejtësi.

Në fjalën e tij, në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Nju-Jork, Rama tha se tashmë 95 % e shërbimeve ofrohen pa letër dhe se digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurrur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione.

“Me një reformë të pashembullt në drejtësi, Shqipëria ka investuar masivisht gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kyç për të përftuar të ardhme të qëndrueshme, progres shoqëror, prosperitet ekonomik, qëndrueshmëri mjedisore dhe drejtësi, por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet e drejta, e ndershme e mirëqeverisje, kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti përmes disa reformave apo edhe brenda vetëm një dekade. Në të kundërt, është një përpjekje e pareshtur për të transformuar së brendshmi, të gjitha praktikat për t’u ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se qeveria ishte zotuar të luajë rolin e saj e të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar realizimin me sukses të axhendës “Shqipëria 2030”.

“Duke punuar mbi atë që kemi bërë në vazhdim gjatë mandatit të mëparshëm si anëtar jo i përhershëm i KS dhe do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne për të përmirësuar qeverisjen e efikasitetin institucional të OKB dhe rendin shumëpalësh, respektimin e të drejtave të njeriut”, deklaroi Rama.

Kryeministri deklaroi se si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale të të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, ku çdo qenie nejrëzore mund të realizojë potencialin e vet të plotë e të jetojë me dinjitet e respekt.

“Një bijë e dashur e shqiptarëve Shën Tereza tha dikur: e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur në ujë për të krijuar shumë rrathë. Nuk ka thenie më të mirë që shëmbellën nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë çka qartësisht është thelbi i një rendi shumëpalësh”, deklaroi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dhe Izraeli kombe me shpirt të jashtëzakonshëm!

Kryeministri fjalim në New York, për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria dhe Izraeli kombe me shpirt të jashtëzakonshëm!

Kryeministri fjalim në New York, për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve