Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York

Kryeministri Edi Rama ka publikuar nē rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara në New York ku mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së


Kryeministri Edi Rama ka publikuar nē rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara në New York ku mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rama shprehet krahas fotoalbumit se kjo ishte një vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kryeministri Rama iu adresua Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB ku ndër të tjera kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga vendet që akoma nuk e kanë njohur.

Kreu i qeverisë shqiptare mbajti një fjalim në ditën e dytë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me temë “Samiti për të Ardhmen”.

Rama foli për mundësitë dhe disavantazhet që na përball teknologjia në këto kohë moderne dhe sfidash të reja, në sesionin me temë: “Dialogu për të ardhmen digjitale”.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Rama mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”, dedikuar Shqipërisë dhe rolit kryesor të Kryeministrit Edi Rama në promovimin e unitetit midis vendeve të Ballkanit dhe përpjekjet e tij të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave dhe historive të komuniteteve pakicë, përfshirë hebrenjtë.

Me ftesë të aktivistit shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj, Rama zhvilloi një bashkëbisedim edhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë🇦🇱🫶

Posted by Edi Rama on Saturday, September 28, 2024

Lexo më shumë nga

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit

Koleksioni i Muzeun Kombëtar “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit

Koleksioni i Muzeun Kombëtar “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të…