Libri për ekuilibrin njerëzor!

“Tetori i Librit” do të flasë për rolin si një mjet zhvillimi në raport me kohën, njeriun, shpirtin dhe evolucionin.


Nga Alda Bardhyli, Drejtore e QKLL

Letërsia për humanizmin është një temë e madhe, që mbetet e tillë, edhe për të ardhmen e njerëzimit.

Letërsia është emancipuese, riformulon kuptime e dëshira mbi botën, faqos dhe tipizon epoka, kultura, grupime. Një pjesë e letërsisë lidhet me nostalgjinë e autorit, një pjesë me politikën e shkrimit dhe temat që ajo nënkupton, se duhen trajtuar.

Ndryshe nga shkenca që vepron me logjikë, letërsia artistike operon me emocionin. Elementët formale dhe substanciale lidhen ngushtë me gjuhën, kohën dhe vendin.

Duke qenë emocionale, kontekstuale, bazuar në traditë, vepra letrare humanizmin e jep në një dimension të caktuar. Ato zhvillojnë perceptimin, ndryshojnë konceptin, riformulojnë gjuhën dhe në një farë mënyrë modifikojnë klishetë dhe rijësitë e sjelljes.

Ajo që e dallon letërsinë nga të shkruarit formal, është fantazia, imagjinata.

Kjo e fundit, ka aftësinë të operojë në mënyrë të pakushtëzuar, të rikrijojë ngjarje dhe marrëdhënie, pavarësisht formave të trasheguara dhe të bëjë lexuesin të prekë të pamundurën, përmes saj.

Katetimet kulturore, gjuhët, traditat ndodhen përballë një ballafaqimi frontal me globale. Këtu duhet të shkëlqejë gjenia e hedhjes së urave dhe komunikimit, përmes internalizmit të botës, emocionalisht, pra në mënyrë të përthithur, që të zgjerohet horizonti i lexuesit dhe dëshira e tij për pranimin e tjetrit.

Si do të shkruhen temat për ekologjinë, paqen, uljen e tensioneve?

Po ato për edukimin e fëmijëve, shtimin e të drejtave, pjesmarrjen e grave dhe të grupimeve të margjinalizuara?

Këto sfida kërkojnë nga autori, përgatitje, empathi, mirëkuptim dhe mbi të gjitha përkushtim shpirtëror.

Nuk mjafton thirrja e fatit tënd, pa hedhur vështrimin, në fatin e tjetrit, pa kuptuar varësinë dhe transformimin për të shtyrë më tej, ndoshta për të parandaluar fatin.

Kjo është një punë e përbashkët e autorit dhe instancave, që mbështesin rritjen morale dhe shpirtërore, në progresin shoqëror, kolektiv.

Operacionet letrare të gjuhëve të ndryshme varen nga nostalgjia, ndjenjat personale të autorëve, zhgënjimet personale, drejtimet politike dhe historike që në fakt më shumë na ndajnë se na bashkojnë.

Arti, kjo formë sublime, humanizon vetëm veten, sublimon objektin e vet, dhe ka dimension për aq sa ky dimension përfshin lexuesin.

Tetori i librit këtë vit do të flasë pikërisht për këto ekuilibre njerëzore dhe rolin e librit si një mjet zhvillimi në raport me kohën, njeriun, shpirtin dhe evolucionin.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.