Spiropali: Barazia gjinore, faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në veprimtarinë “Roli i Parlamentit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në veprimtarinë “Roli i Parlamentit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore.

Në këtë aktivitet, ku fokusi ishte barazia gjinore, morën pjesë edhe anëtarë të Kuvendit të Kosovës, mes tyre kryetarja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në Kosovë, Fatmire Kollçaku, kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kosovë, Duda Balje, përfaqësuesi i zyrës së UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta, etj.

Spiropali, gjatë fjalës së saj u shpreh se, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës, janë të angazhuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Barazinë Gjinore, si dy korsi të Agjendës 2030. Kryetarja Spriopali nënvizoi se barazia gjinore nuk është çështje e grave, por faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 lidhen gjithashtu me angazhimin e përbotshëm për të ndërtuar vizionin dhe krijuar premisat që në perspektivë afatgjatë të eliminojmë, ndërsa në perspektivë afatmesme të zbusim format e ndryshme të pabarazisë. Dy angazhimet e rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 janë realizuar në mënyrë të njëkohëshme dhe në sinergji me njëra-tjetrën, në dhjetor 2017”, tha Spiropali.

“Përmes Rezolutës “Për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të Agjendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, Kuvendi i Shqipërisë ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë për të integruar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në politikat kombëtare dhe për të mbështetur zbatimin e tyre. Rezoluta nënvizon rolin e rëndësishëm të qeverisë, Kuvendit, institucioneve publike dhe përfshirjes së aktorëve të tjerë, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat në arritjen e këtyre objektivave”, u shpreh Spiropali.

“Përmes Rezolutës “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj”, Kuvendi i Shqipërisë u angazhua për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për përmirësimin e mekanizmave ligjorë të parandalimit”, theksoi Spiropali.

(Marrë nga ATSH)

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.