Java e Kulturës Gjermane, një festë e diversitetit kulturor dhe të ardhmes së qëndrueshme

Nga data 2 deri më 8 tetor Shqipëria mikpret Javën Kulturore Gjermane.


Nga data 2 deri më 8 tetor Shqipëria mikpret Javën Kulturore Gjermane.

Muzika klasike dhe street rave party, kinematografia dhe teknikat e hershme të fotografimit, praktikat e qëndrueshme dhe startup-et inovative, si dhe ekspozitat artistike, do të mbushin këtë javë me shumë emocion, gjithëpërfshirje dhe inovacion.

Aktivitetet nisin me ekspozitën “City X- Unë, Tiranë”, në GAT, një projekt artistik modern dhe inovativ. Veprat artistike që do të ekspozohen janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët kanë sjellë vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit.

Për të apasionuarit pas fotografisë, nga data 2 deri 6 tetor, në Qendrën Rinore Arka do të zhvillohen ditët e “Teknikave të Hershme të Fotografimit”. Pjesë e workshop-eve do të jenë Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler, dy ekspertë të fotografisë analoge nga Berlini.

Ndërsa në Lezhë, në biblotekën publike “Gjergj Fishta”, më 4 tetor, do të mbahet një forum që ofron një platformë për dialog të hapur, mendim kritik dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve midis të rinjve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të qeverisë lokale.

Gjatë Javës Gjermane nuk do të mungojnë as shfaqjet e filmave. “Jonja”, “Franky Five Star” apo “Elaha” ju ftojnë që t’i shijoni në datat 2, 5 dhe 7 tetor.

Më 6 tetor, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, për të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm do të organizohet “Street Rave with Hannes Bieger”. DJ dhe producenti me famë botërore Hannes Bieger do të ngjitet në skenë për të performuar një përzierje unike të Deep House dhe Techno music, duke përcjellë për të apasionuarit e muzikës elektronike energji dhe kreativitet.

Kurse për adhuruesit e muzikës klasike, më 7 tetor, në sallën e koncerteve UART në Tiranë, do të mbahet koncerti “Mothers, lovers, revolutionists” nga pianistja Sina Kloke dhe mexosoprano Marta Wryk. Dy artistet na ftojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës.

Ndërsa më 8 tetor, në Galeria Kalo në Tiranë, do të çelet ekspozita “Tipping Point” ndërsa në sallën koncertuale UART në Tiranë do të organizohet koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue”.

Organizatorët ftojnë artdashësit t’i bashkohen aktiviteteve të kësaj jave dinamike, ku çdo moment do të jetë një mundësi për t’u angazhuar dhe për të festuar diversitetin kulturor dhe qasjen gjithmonë dhe më të qëndrueshme për të ardhmen. (ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…