Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, Veliaj: Nga 1 janari do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë
Çdo 1 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.
Çdo 1 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përmes një videomesazhi të veçantë shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar që gjyshërit dhe gjyshet kanë dhënë dhe japin në shoqëri.
Kryebashkiaku rikujtoi se duke nisur nga 1 janari, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas me autobus, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të lëvizur në qytet.
“Përshëndetje të gjithëve, gëzuar 1 tetorin, festën e gjyshërve dhe gjysheve! Gëzuar të gjithë pensionistëve dhe të gjithë moshuarve, të gjithë atyre që na kanë dhënë kaq dashuri, kaq shumë pasion dhe që kanë punuar kaq shumë për këtë vend dhe familjet tona. Nga data 1 janar të gjithë pensionistët, gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës do të udhëtojnë me abone falas. Ndaj duam t’u urojmë të gjithëve gëzuar festën. Ju kemi shumë xhan”, tha Veliaj në videomesazh.
Në video, krahas Veliajt shfaqen disa nga gjyshërit dhe gjyshet e qytetit, duke ndarë mesazhet e tyre të urimit.
(ATSH)