Dhuna në Kuvend, Policia e Tiranës referon në SPAK 23 deputetët e opozitës

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 23 deputetët e opozitës, të cilët kryen në seancën e djeshme parlamentare akte dhune dhe dogjën karriget e Kuvendit.


Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 23 deputetët e opozitës, të cilët kryen në seancën e djeshme parlamentare akte dhune dhe dogjën karriget e Kuvendit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu Policia e Tiranës ka referuar shtetasit Dhurata Çupi 51 vjeçe, Flamur Hoxha 56 vjeç, Xhelal Mziu 57 vjeç, Lefter Gështenja 52 vjeç, Agron Gjekmarkaj 50 vjeç, Ina Zhupa 37 vjeç, Lindita Metaliaj 47 vjeçe, Dashnor Sula 59 vjeç, Luan Baçi 61 vjeç, Lodovik Hasani 57 vjeç, Asllan Dogjani 57 vjeç, Elidon Bushati 51 vjeç, Erisa Xhixho 39 vjeç, Sorina Koti 40 vjeçe, Sajmir Korreshi 43 vjeç, Edmond Spaho 66 vjeç, Kasem Mahmutaj 62 vjeç, Vangjel Dule 56 vjeç, Monika Kryemadhi 50 vjeçe, Isuf Çelaj 60 vjeç të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Policia bën të ditur se, ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer).

Gjithashtu kanë djegur disa karrige në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni