10 vjet Procesi i Berlinit, Hasani: Të përkushtuar për një rajon më të fortë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa nisma shënon 10-vjetorin.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa nisma shënon 10-vjetorin.
Hasani ndau momente nga pjesëmarrja në samit ndërsa vlerësoi se Procesi i Berlinit është nxitës kryesor i bashkëpunimit rajonal, rritjes ekonomike dhe integrimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëveshjeve të mobilitetit dhe forcimin e një rajoni më të fortë dhe më të qëndrueshëm”, u shpreh kryediplomati shqiptar.
Hasani shtoi se duhet shfrytëzuar ky moment për të afruar Ballkanin Perëndimor më pranë BE-së.
Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Katër objektivat e Procesit të Berlinit, të deklaruara që në fillim të tij mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.
(ATSH)