Denaj: Produkte autentike shqiptare në panairin ndërkombëtar të Gastronomisë në Berlin
Shqipëria do të përfaqësohet në panairin ndërkombëtar të Gastronomisë, që do të mbahet në Berlin nga data 2 dhe 3 tetor i këtij viti.
5Shqipëria do të përfaqësohet në panairin ndërkombëtar të Gastronomisë, që do të mbahet në Berlin nga data 2 dhe 3 tetor i këtij viti.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po bëhet për ngritjen e stendës së pavionit shqiptar në pritje të fillimit të panairit të Gastronomisë.
Denaj tha se, tashmë krijimi dhe zhvillimi i markave dhe brandeve shqiptare është një histori suksesi që tregon potencialin e Shqipërisë dhe përafrimin gjithmonë e më shumë me standardet europiane dhe vizionin Bujqësia 2030.
Sipas saj, shumë prej subjekteve shqiptare dhe fermerëve po shfaqin cilësinë dhe traditën e produkteve Made in Albania në arenën ndërkombëtare.
Në panairin e gastronomisë në Berlin, Shqipëria do të përfaqësohet nga 22 subjekte shqiptare që do të prezantojnë produkte autentike të bëra nga duart e arta të secilit, për të promovuar identitetin tonë kulinar dhe për të përforcuar pozitën e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
(ATSH)