VanHorn, takim me trupën e Gjykatës Kushtetuese: Me rëndësi, paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot, një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në ambasadë.


Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot, një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në ambasadë.

Gjatë takimit, kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.

Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Rregullorja e Marrëdhënieve të Gjykatës Kushtetuese me median, është bërë kreditimi i gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës duke organizuar edhe konferenca interaktive për shtyp, si dhe ndjekja në Live Stream e seancave gjyqësore publike.

Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, si dhe rëndësinë që mbart paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve në përmbushjen si duhet të misionit të saj Kushtetues, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës, në funksion të rritjes së pavarësisë institucionale, garantimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ndërkaq, ambasada amerikane në Tiranë pasqyroi takimin në rrjetet sociale duke theksuar se e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që punojnë për forcimin e sektorit të drejtësisë u takuan sot me Gjykatën Kushtetuese.

“VanHorn ritheksoi rolin vendimtar që luan një Gjykatë Kushtetuese e pavarur në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke mbështetur parimet demokratike dhe për të çuar më tej shtetin e së drejtës. Gjatë takimit, E Ngarkuara me Punë VanHorn theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Gjykatën, ndërsa vazhdon punën e saj me integritet dhe profesionalizëm”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

(ATSH)

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…