Veliaj: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta.

Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare.

“Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit, sepse besojmë fort që pavarësisht nëse prindërit i kemi me ndihmë ekonomike ose në gjendje të mirë ekonomike, pavarësisht nëse i ke të dy prindërit, apo nëse prej një fatkeqësie të mungon një nga prindërit, të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ne duam që fillimi, për të gjithë ata që vijnë në shkollat tona për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqimore, të jetë njësoj”, tha Veliaj.

Në të njëjtën kohë, Veliaj njoftoi edhe për një projekt tjetër të rëndësishëm: ndërtimin e një qendre për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Down. Kjo qendër do të ofrojë mbështetje të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u siguruar atyre një ambient të përkushtuar për zhvillimin dhe integrimin e tyre.

“Ne kemi marrë një vendim që, ashtu siç Piramida është qendra e ekselencës digjitale në të gjithë rajonin tonë, duam që tek prona ngjitur me Ambasadën amerikane, në një nga pronat më të çmuara të Tiranës, të ngrejmë një qendër ekselence për të gjithë fëmijët e spektrit autik dhe sindromës Down. E meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Dua të jemi të parët edhe për të ndihmuar engjëjt tanë me nevoja speciale, ashtu siç po kujdeseni pranë çerdheve, kopshteve, shkollave, ashtu të kemi edhe një qendër specifike edhe për pjesën mbas mësimit. Secili meriton të ketë një shans të përmirësohet, të ketë një shans të fluturojë dhe të ketë një shans që të shkëlqejë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni