Arsimi profesional, Manjani: Kërkesa më e lartë për shërbimet e mjeteve të transportit

Regjistrimet në shkollat profesionale kanë shënuar rritje, edhe pse trendi demografik mund të ketë qenë në rënie në vitet e fundit.


Regjistrimet në shkollat profesionale kanë shënuar rritje, edhe pse trendi demografik mund të ketë qenë në rënie në vitet e fundit.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mediet e Informimit Publik, në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri arsimor 2024-2025 në arsimin profesional, bëri të ditur se kërkesa në rritje ka ardhur falë gjithë fushatave që janë ndërmarrë për të promovuar arsimin profesional dhe marrjen e një zanati.

Manjani tha se në total deri më 30 shtator janë regjistruar 4 700 nxënës, ose 10 % më shumë se një vit më parë. Ndër këto rezultojnë të jenë regjistruar 814 vajza, ose 5 % më shumë se një vit më parë.

Manjani u shpreh se drejtimet që kanë më shumë kërkesë janë shërbimet e mjeteve të transportit me 1 067 nxënës të regjistruar në klasë të 10-të, ose 23 % e totalit.

Nga ana tjetër, në hoteleri-turizëm janë regjistruar 956 nxënës, në teknologji informacioni janë regjistruar 740 nxënës, në elektronikë janë regjistruar 465 nxënës, në ekonomi-biznes janë regjistruar 436 nxënës, në drejtimin teknologji ushqimore janë regjistruar 106 nxënës dhe në drejtimin bujqësi janë regjistruar 100 nxënës.

Manjani po ashtu vuri në dukje se ka edhe rritje të cilësisë së nxënësve të regjistruar në arsimin profesional ndër vite, sikurse është rritur edhe niveli i punësimit duke rezultuar në profile të caktuara mbi 10 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Zëvendësministrja informoi se do të ndërtohet një shkollë e re me drejtim teknologjinë e informacionit, pasi kërkesa për regjistrime në shkollën “Hermann Gmeiner“ është shumë e lartë.

“Shkolla e mesme profesionale TIK “Hermann Gmeiner” është shkolla që është në krye të renditjes së shkollave të mesme në rang vendi. Për shkak të cilësisë së lartë të mësimdhënies, apo dhe kurrikulave ka kërkesë të lartë dhe kriteri i pranimit është mesatarja. Për shkak të kërkesës së lartë që ka kjo shkollë në buxhetin e vitit 2025 kemi parashikuar ndërtimitn e një shkolle të dytë me profil teknologjinë e informacionit. Kjo vjen edhe pas kualiteteve shumë të larta që ka nxjerrë kjo shkollë në vijim dhe është në shërbim të një prej sektorëve prioritarë të ekonomisë, që është teknologjia e informacionit”, u shpreh Manjani.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…