Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor, trajnime punonjësve për rritjen e cilësisë së shërbimeve

Akademia e Pushtetit Vendor do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të pushtetit vendor dhe një ekonomi më të mirë të territorit


37 382 punonjës të pushtetit vendor do të trajnohen në 4 vjet nga Akademia e Pushtetit Vendor.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh sot se, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë punonjësit e pushtetit vendor për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku theksoi se, integrimi në BE do të thotë zbatim i 70% të legjislacionit në nivel vendor, do të thotë më shumë programe ku mund të përfitohen fonde dhe do të thotë një nivel më i lartë i shërbimit për qytetarët.

“Akademia e Pushtetit Vendor do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të pushtetit vendor dhe një ekonomi më të mirë të territorit”, nënvizoi ai.

Mazniku bëri të ditur se, do të trajnohen 26 097 individë për 3 vitet e para të Akademisë së Pushtetit Vendor.

“Punonjësit do të trajnohen edhe për të rritur aftësinë e shkrimit dhe përfitimit të projekteve për fonde nga programet e BE”, shtoi Mazniku.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Librat që pat nxjerrë deti!

Ekspozita e koleksioneve veneciane është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, e kuratuar nga Elisabetta Sciarra.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Librat që pat nxjerrë deti!

Ekspozita e koleksioneve veneciane është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, e kuratuar nga Elisabetta Sciarra.