Balla: Votim me postë për diasporën sipas modelit gjerman

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla sqaroi sot procesin që do aplikohet në zgjedhjet e 2025-ës për votën e diasporës.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla sqaroi sot procesin që do aplikohet në zgjedhjet e 2025-ës për votën e diasporës.

Në një intervistë televizive, Balla deklaroi se, garantimi i votës për bashkëkombësit që jetojnë jashtë Shqipërisë shënon ndreqjen e një gabimi historik dhe shlyerjen e një borxhi që shteti amë ua kishte emigrantëve.

“Më në fund u ndreq një gabim historik, sakaq edhe një borxh që Shqipëria dhe institucionet e saj vendimmarrëse u kanë qytetarëve që jetojnë jashtë territorit. Pra të gjithë atyre qytetarëve që gëzojnë njëlloj të drejtën e votës sikurse bashkatdhetarët që jetojnë në Shqipëri për t’u shprehur edhe ata përmes votës, se kush është forca politike që duan t’i qeverisë. Shqipëria bën pjesë në një grup vendesh që kanë një diasporë të madhe”, tha Balla.

Balla, i cili është edhe drejtues politik i PS për diasporën shprehu garancinë se procesi i votimit përmes postës është një model i aplikuar nga të gjitha vendet e zhvilluara në Perëndim.

Ai sqaroi më tej të gjitha procedurat që do të ndiqen në mënyrë që vota e emigrantëve shqiptarë të numërohet nga KQZ pa u cenuar siguria e saj.

“Më në fund shqiptarët në çdo cep të globit nëse kanë një dokument të vlefshëm biometrik të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, do të mund të regjistrohen përmes një portali duke plotësuar ato kërkesë minimale që do të ketë vendimi i Entit Rregullator të KQZ, përmes postës, në atë adresë që ke regjistruar do të vijë një zarf me fletën e votimit brenda. Do ta kthesh përmes postës, shteti shqiptar paguan postën deri në banesë, ndërsa qytetarët kanë detyrimin të paguajnë për ta kthyer në Shqipëri dhe në ditën e zgjedhjeve votat do të numërohen sipas çdo qarku. Vota e durrsakut që jeton jashtë do numërohet në Durrës”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se, “ky është një model që nuk e kemi shpikur ne. Disa vende aplikojnë modelin e votës së diasporës në konsullata dhe ambasada, por ne nuk e kemi këtë mundësi. Për nga mënyra e përllogaritjes së mandateve kemi zgjedhur modelin gjerman. Është një zarf i mbyllur, të vetmit që mund ta shohin, janë votuesi dhe numëruesi në KQZ. Procesi është sipas standardeve më të mira të të gjitha vendeve dhe shumë i certifikuar në aspektin e sigurisë së votës”, sqaroi Balla.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…