Ilir Proda prezantohet në krye Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në fjalën e tij ministri Hoxha u shpreh se, “sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjet e organizatës së Policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht edhe në mendësinë institucionale”.

Hoxha bëri të ditur se, ceremonia zyrtare do të zhvillohet në një moment të dytë, pasi të ketë përfunduar i gjithë konkurrimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit sipas procedurave që janë hapur tashmë në zbatim të ligjit të ri të Policisë së Shtetit.

Në betimin e tij, drejtori i ri i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u shpreh se, “në këtë çast solemn, në respekt të veprës së të gjithë brezave të Policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për gjakun e punonjësve të Policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit”.

Ministri Hoxha u shpreh se, përzgjedhja dhe emërimi i kreut të ri të Policisë së Shtetit, i cili është një oficer karriere, i cili i ka kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë në strukturën e Policisë së Shtetit. AI shprehu besimin se drejtori i ri do të sjellë një ritëm dhe një dinamikë tjetër në të gjithë strukturën e Policisë.

Ministri shprehu bindjen se, “në fund të këtij procesi, reformues të strukturave drejtuese të policisë, kushtet për realizimin e synimit dhe qëllimit tonë madhor, krijimin e një Policie bashkëkohore, si një strukturë e denjë e krahasueshme me ato të vendeve evropiane”.

“E vetmja vështirësi e drejtorit të ri, edhe kjo në aspektin pozitiv, mbetet standardi në të cilën është ngritur performanca e Policisë së Shtetit, e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, tha Hoxha.

“Ambicia jonë nuk është rezultat i një dëshire të brendshme, as një ndjesi çasti, por vjen si pasojë e një analize të thelluar të potencialeve që kemi tashmë në radhët e policisë dhe mundësive që kemi për t’u ngritur në një nivel tjetër”, theksoi Hoxha.

Ministri nënvizoi se, “nga sot prej Policisë së Shtetit ne presim, së pari, qëndrueshmërinë e rezultateve, por sidomos rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit në të gjitha departamentet dhe sektorët”.

“Procesi i reformave në gjirin e organizatës do të zhvillohet duke marrë në konsideratë ecurinë dhe rezultatet e çdokujt, në të gjitha nivelet, me qëllim që ky proces të jetë sa më i dobishëm dhe me efekt në radhë të parë për të të ardhmen e vetë Policisë”, shtoi Hoxha.

“Ne duam të arrijmë ato objektiva që i konsiderojmë brenda rrezes së mundësive tona. Unë besoj fort që nuk ka asnjë objektiv të pamundur, sado ambicioz të duket në pamje të parë”, theksoi Hoxha.

Ministri nënvizoi se, emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë në këtë detyrë është hapi i parë që do të pasohet nga një sërë ndryshimesh në qendër dhe drejtoritë e policive vendore që do të plotësojnë kuadrin e reformave që tashmë kemi nisur.

Hoxha u shpreh se, në procesin e përzgjedhjes të të gjithë stafeve dhe drejtuesve të policisë nuk do të ndikojnë faktorë tjerë, përpos meritës dhe integritetit si dhe profesionalizmit në punë.

“Dua që sa më shpejt të formatojmë Policinë e Shtetit, atë që tashmë ka arritur në një standard shumë të lartë, sidomos nën dritën dhe faktin që Shqipëria po hyn në fazën e negocimit për anëtarësimin në BE”, tha Hoxha.

“Ambicia jonë për të pasur polici të standardeve evropiane, është në të njëjtën linjë me zhvillimet e vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për të ardhmen”, shtoi ai.

Hoxha nënvizoi se, angazhimi dhe kontributi i dhënë ndër vite nga të gjithë drejtuesit e policisë, sidomos nga paraardhësit, do të marrin pa diskutim vlerat e duhura.

“Kemi nisur procesin e dorëzimit të stafetës në duart e një gjenerate të re të punonjësve të policisë, të cilët kanë fatin ta nisin punën nga një stad i ri, duke respektuar me mirënjohje të gjithë punën e drejtuesve paraardhës”, tha më tej Hoxha.

(Marrë nga ATSH)

Vengu me zyrtarë të lartë në SHBA: Të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje e sigurinë globale

Shqipëria dhe SHBA janë aktualisht duke negociuar për hapjen e një kapitulli tjetër strategjik, i cili lidhet me instrumentet financiare…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu me zyrtarë të lartë në SHBA: Të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje e sigurinë globale

Shqipëria dhe SHBA janë aktualisht duke negociuar për hapjen e një kapitulli tjetër strategjik, i cili lidhet me instrumentet financiare…