Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, Rama: Produktet tona autentike në sofrën globale
Në Berlin u çel panairi më i madh shqiptar i gastronomisë Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare.
Në Berlin u çel panairi më i madh shqiptar i gastronomisë Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ky panair ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet shqiptare të freskëta dhe autentike në sofrën globale.
Në panair morën pjesë 22 subjekte shqiptare që prezantojnë produktet “Made in Albania” për promovimin e traditave më të mira, duke njohur tregjet ndërkombëtare me cilësinë unike të produkteve të prodhuara me përkushtim e dashuri.
Në hapjen e këtij panairi, mori pjesë edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.
Gjithashtu, në hapjen e panairit morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë, të suksesshme në gastronomi, si dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë.
(ATSH)
🇦🇱❤️🇩🇪Momente nga Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale🍇🧀🫒🍷🥘🧆🥖👨🍳👩🍳
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱Posted by Edi Rama on Thursday, October 3, 2024