Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, Rama: Produktet tona autentike në sofrën globale

Në Berlin u çel panairi më i madh shqiptar i gastronomisë Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare.


Në Berlin u çel panairi më i madh shqiptar i gastronomisë Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ky panair ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet shqiptare të freskëta dhe autentike në sofrën globale.

Në panair morën pjesë 22 subjekte shqiptare që prezantojnë produktet “Made in Albania” për promovimin e traditave më të mira, duke njohur tregjet ndërkombëtare me cilësinë unike të produkteve të prodhuara me përkushtim e dashuri.

Në hapjen e këtij panairi, mori pjesë edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.

Gjithashtu, në hapjen e panairit morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë, të suksesshme në gastronomi, si dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë.

(ATSH)

🇦🇱❤️🇩🇪Momente nga Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale

🇦🇱❤️🇩🇪Momente nga Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale🍇🧀🫒🍷🥘🧆🥖👨‍🍳👩‍🍳

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Thursday, October 3, 2024

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.