Java Kulturore Gjermane në Shkodër, workshop i Qendrës Rinore “Arka” dhe Muzeut “Marubi”
Java e Kulturës Gjermane do të vazhdojë deri më 8 tetor, me një program të pasur me aktivitete për të gjitha shijet dhe moshat.
Në programin e Javës Kulturore Gjermane, për datën 3 tetor vijojnë dy aktivitete të rëndësishme kulturore, si ekspozita në Galerinë e Artit Tiranë, “CityX-Unë, Tiranë” dhe aktiviteti i Qendrës Rinore Arka në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, mbi teknikat e hershme të fotografisë.
Aktiviteti 5-ditor mbi botën e fotografisë së hershme, mbështetet nga Ambasada gjermane në Tiranë.
Ai ka një program unik që shkon nga fotografia me letër pozitive direkte dhe cyanotypies deri tek kollodium i lagur. Pjesë e workshop-it të sotëm është Jonas Ruhs, ekspert i fotografisë analoge nga Berlini. Ai do të shpjegojë sot cyanotypies, ndërsa kolegu i tij Maximilian Zeitler do të jetë ditët në vazhdim për teknikën e kolodiumit të lëngshëm dhe shkrepjen e portreteve.
Java e Kulturës Gjermane do të vazhdojë deri më 8 tetor, me një program të pasur me aktivitete për të gjitha shijet dhe moshat.
Nga muzika klasike, tek street rave party, nga kinematografia tek startup-et innovative, dhe ekspozitat artistike, kjo javë premton shumë emocion, gjithëpërfshirje dhe inovacion.