Samiti i organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Balluku: Shqipëria merr drejtimin e projektit të rregullimit të aseteve virtuale

Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it”, u shpreh Balluku.

Balluku publikoi edhe njoftimin e Shtëpisë së Bardhë në të cilin theksohet se “ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme”.

Me këtë nismë, vuri në dukje Balluku, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale.

 

(ATSH)

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…