Marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, Italia miraton 12 milionë euro fonde për vitin 2025

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe pritet të miratohet nga parlamenti Italian.

 

Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh; 13.6 milionë euro për vitin 2026; 13.1 milionë euro për vitin 2027; 15.1 milionë euro për vitin 2028; 17 milionë euro për vitin 2029; 19.3 milionë euro për vitin 2030; 21.3 milionë euro për vitin 2031; 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032.

Projektligji u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë më 16 maj.

Objekti i kësaj marrëveshjeje përfshin përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë sigurimet për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, si dhe sigurimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësisë.

 

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë,  Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

 

(ATSH)

Lexo më shumë nga

“Partneriteti afatgjatë Shqipëri-Gjermani do të arrijë më shumë së bashku”

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Partneriteti afatgjatë Shqipëri-Gjermani do të arrijë më shumë së bashku”

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri