Hoxha me homologun e Maqedonisë së Veriut: Lehtësi të tjera në pikëkalimet kufitare

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, me të cilin diskutoi mbi hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

Hoxha informoi se temë e diskutimeve ishte zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimi i regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë-Thanë- Kafasan.

Po ashtu, ministri theksoi se në takim u diskutua edhe mbi rehabilitimin dhe rikonstruksionin e PKK Bllatë-Spas dhe aplikimin e “One Stop Shop” edhe në këtë pikë.

“Folëm për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e e përbashkët kufitare Xhepisht – Trebishtë me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim, si dhe për menaxhimin dhe kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve”, theksoi Hoxha.

Dy homologët diskutuan po ashtu për bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

“Diskutuam mundësinë e shkëmbimit të përvojave në reformat policore. Ndër të tjera, në takim shkëmbyem edhe pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen tonë se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, theksoi ministri Hoxha.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

“EU4 Municipalities” dhuron libra për Qëndrën Rinore në Përmet

Projekti “BE për Bashkitë” ka asistuar gjatë zbatimit të projektit por vijon të jetë mbështetje për të rinjtë përmetarë

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“EU4 Municipalities” dhuron libra për Qëndrën Rinore në Përmet

Projekti “BE për Bashkitë” ka asistuar gjatë zbatimit të projektit por vijon të jetë mbështetje për të rinjtë përmetarë