MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori sot pjesë në forumin kombëtar “Shërbime të Integruara Shëndetësore dhe Sociale më afër Fëmijëve dhe Familjeve”, organizuar në Lezhë.

 

Në këtë forum ku MSHMS prezantoi një platforme që bashkon shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në një vizion të përbashkët, merrnin pjesë edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu si dhe shefi i zyrës së UNICEF, Murat Sahin.

 

Ministrja Koçiu në fjalën e saj theksoi se “po punojmë çdo ditë për të transformuar shërbimet publike nga të fragmentarizuara në shërbime të integruara dhe gjithëpërfshirëse socio-shëndetësore, udhëhequr nga parimet e solidaritetit dhe qëndrueshmërisë”.

 

“Modeli universal i ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale në banesë e vendos fëmijën dhe familjen në qendër, me qëllim që askush të mos mbetet pas. Mbrojtja dhe përkujdesja për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve është themeli i politikave tona sociale dhe shëndetësore”, deklaroi Koçiu.

Ajo shtoi se ky është fryti i përpjekjeve të qeverisë për të ndërtuar politika të integruara, të cilat vendosin në qendër kohezionin social dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

“Në këtë rrugëtim, ne kemi vendosur individin dhe familjen si prioritet, duke qenë gjithmonë pranë tyre në çdo nevojë, qoftë shëndetësore apo sociale. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe zvogëlimit të pabarazive, një angazhim që do të vazhdojë me përkushtim të plotë. Shërbimet e integruara sociale janë baza e vizionit tonë, që synon jo vetëm mbrojtjen, por edhe fuqizimin e qytetarëve, për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor me një sistem referimi që mundëson lidhjen e fëmijëve dhe familjeve në risk, drejt shërbimeve të niveleve të ndryshme të sistemit shëndetësor, por dhe me sektorë të tjerë duke realizuar mbështetje nga një ekip multidisiplinor për fëmijët dhe familjet në nevojë.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…