Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës, në fokus mbështetja për të rinjtë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Punës, drejtoi mbledhjen e parë të këtij Këshilli për vitin 2024.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Punës, drejtoi mbledhjen e parë të këtij Këshilli për vitin 2024, ku u trajtuan çështje të rëndësishme për tregun e punës, mbështetjen për të rinjtë dhe sfidat për sigurimet shoqërore.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, ku u theksuan përfitimet që do të sjellë për qytetarët shqiptarë që punojnë në Itali dhe anasjelltas.

Po ashtu, u bë një prezantim i Skemës së Garancisë Rinore, e cila ka filluar të pilotohet dhe pritet të zbatohet deri në vitin 2027. Ky program synon të rrisë punësimin e të rinjve dhe t’i integrojë ata në tregun e punës, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional.

U diskutua gjithashtu mbi reformën e sigurimeve shoqërore, ku u theksua rëndësia e përmirësimit të skemave të pensioneve, për të garantuar një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë.

Dokumenti politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) 2024 – 2030 dhe plani i veprimit për këtë strategji u diskutuan në detaje. Kjo strategji synon të rrisë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës për të gjithë punëmarrësit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bën të ditur se këto hapa janë të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mundësive për të rinjtë dhe mbrojtjen sociale për të gjithë qytetarët.

(ATSH)

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"