Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Palët të punojnë për zgjidhje gjithëpërfshirëse

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor konsiderohet masakra më e madhe antisemite e shekullit.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në 1-vjetorin e sulmit tragjik terrorist të Hamasit në Izrael, bëri thirrje që të gjitha palët të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Ministri Hasani konfirmoi se “Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre”, u shpreh ai.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor konsiderohet masakra më e madhe antisemite e shekullit. Mëngjesin e 7 tetorit 2023, Hamasi organizoi një sulm në festivalin e muzikës Nova në Izrael, ku u masakruan më shumë se 350 të rinj.

Vengu pret homologun Maqedonci: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu pret homologun Maqedonci: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.