Gonxhja: Investimet e huaja direkte, 749 milionë euro në fund të qershorit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se të dhënat tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe të rëndësishme.


Investimet e huaja direkte, një ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës, vijuan rritjen edhe përgjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se të dhënat tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe të rëndësishme.

“Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke arritur në rreth 14.376 milionë euro në fund të 6-mujorit, niveli më i lartë i shënuar vitet e fundit. Ndërkohë që për 6-mujorin e këtij viti, investimet e huaja arritën në 749 milionë euro”, u shpreh ministri.

Këto investime, sipas tij, kanë ardhur kryesisht në sektorët strategjikë si aktivitetet e pasurive të paluajtshme që përfaqëson 24.1% të fluksit total.

Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD, shtoi Gonxhja, janë sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 16.8%, si edhe industrisë nxjerrëse, asaj përpunuese dhe i energjisë elektrike, gazit, dhe furnizimit me ujë.

Ministri informoi se fluksi i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Turqia, e cila ka kontribuar me 19.5% në fluksin total, e ndjekur nga Italia dhe Holanda, të cilat kanë kontribuar me 12.4% dhe 8.1% ndaj totalit dhe më pas nga Franca dhe Austria me përkatësisht 7% dhe 6.6%.

“Përmes këtyre investimeve, janë krijuar vende të reja pune, janë rritur standardet teknologjike dhe janë përmirësuar kapacitetet e prodhimit. Shqipëria synon të vazhdojë të përmirësojë mjedisin e biznesit për tërheqjen e investimeve të reja dhe për të forcuar pozicionin e saj si një qendër e rëndësishme ekonomike në rajon”, deklaroi ministri Gonxhja.

Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke arritur në rreth 1.5 miliardë euro vitin e kaluar, niveli më i lartë i shënuar vitet e fundit. Ndërkohë që në fund të pjesës së parë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 750 milionë euro.

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!