Kina kërkon forcimin e zhvillimit të rajonit Xinjiang

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng kërkoi të hënën përpjekjet për të forcuar Korpusin Ushtarak për Prodhimin dhe Ndërtimin e Xinjiangut për të nxitur zhvillimin e rajonit Xinjiang.


Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng kërkoi të hënën përpjekjet për të forcuar Korpusin Ushtarak për Prodhimin dhe Ndërtimin e Xinjiangut për të nxitur zhvillimin e rajonit Xinjiang.


Konferenca e kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të Korpusit Ushtarak për Prodhimin dhe Ndërtimin e Xinjiangut/ Xinhua

Ai i bëri këto komente në një konferencë të kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të Korpusit që u zhvillua në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave në qytetin Urumqi, kryeqendër e Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur.

Në konferencën u lexua së pari një letër urimi e dërguar nga Komiteti Qendror i PKK-së, Këshilli i Shtetit dhe Komisioni Qendror Ushtarak. Duke vlerësuar rolin e tij në realizimin e objektivave të zhvillimit të Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur, Korpusi u nxit të vazhdojë ngritjen e aftësisë për të mbrojtur zonat kufitare, duke çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë për të shtuar mirëqeniet e banorëve vendorë.


Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng mban fjalim në konferencën e kremtimit/Xinhua

Në fjalimin e rastit, zv.kryeministri He shprehu urimet për 70-vjetorin e krijimit, përshëndetjet për të gjithë anëtarët e grupit ushtarak si edhe falënderimet e sinqerta për të gjitha qarqet që i kanë dhënë mbështetje dhe vëmendje zhvillimit të këtij korpusi ushtarak në Xinjiang.

He vuri në dukje se gjatë 70 viteve, korpusi ushtarak në Xinjiang ka eksploruar një model të ri zhvillimi, në përshtatje me situatën praktike të Xinjiangut dhe vendit.

Në epokën e re, korpusi ushtarak do të ofrojë shërbime për stabilitetin shoqëror dhe sigurinë kombëtare. Ai do të injektojë gjallëri të re për zhvillimin cilësor, falë teknologjisë industriale. Do të krijojë nyje takimi në kanalin e artë Azi-Europë dhe në hapjen e Kinës drejt perëndimit. Do të nxisë ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët të kombësive të Kinës, si edhe do të luajë një rol më të madh në ndërtimin e një Xinjiangu më të bukur.

Korpusi i Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang-ut është një organizatë e veçantë shoqërore që merret me punët e veta administrative dhe gjyqësore në zonat e caktuara të zhvillimit në Xinjiang, sipas ligjeve dhe rregulloreve të shtetit dhe rajonit.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.