Rama sjell shembullin nga Saranda: Hotelerisë në turizëm mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shembullin e sipërmarrësve të hotel “Apollon”, i vendosur në bregdetin e Sarandës.


Ndërsa Shqipëria priti më shumë se 8.3 milionë të huaj deri në fund të muajit shtator, strukturat akomoduese po shtojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur fluksit në rritje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shembullin e sipërmarrësve të hotel “Apollon”, i vendosur në bregdetin e Sarandës.

“Nga bregdeti i Sarandës me sipërmarrje si “Hotel Apollon”, një ndër shumë shembujt e shkëlqyer që tregojnë se si sektorit të hotelerisë mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet, teksa për shumë vite është trajtuar me inferioritet”, u shpreh Rama.

Sot, theksoi ai, turistët e huaj adhurojnë mikpritjen, ushqimin, verën e birrën shqiptare.
Muaji shtator u mbyll me 1.1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30 % më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8.3 milionë, ose 1.9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Pronari i këtij hoteli tregon se fillimisht nisi si një biznes i vogël familjar, ndërsa sot ka 40 të punësuar.

“Ideja e fillimit të biznesit ishte nga gjyshi jonë, më pas u pasua nga pjesëtare të familjes. Sot kemi 170 shtretër dhe 150 çadra, ndërsa kemi një staf prej 40 personash”, tregon pronari i hotel “Apollon”.

Pushues të shumtë, kryesisht të huaj tregojnë se hoteli është i vendosur në një vend fantastik, ndërsa janë të mahnitur me ushqimet tradicionale shqiptare.

Ata veçojnë birrën dhe verën shqiptare. (ATSH)

MIRËMËNGJES 😊 dhe nga bregdeti i Sarandës me sipërmarrje si “Hotel Apollon”, një ndër shumë shembujt e shkëlqyer që tregojnë se si sektorit të hotelerisë mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet,

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga bregdeti i Sarandës me sipërmarrje si “Hotel Apollon”, një ndër shumë shembujt e shkëlqyer që tregojnë se si sektorit të hotelerisë mund t’i japësh vlera duke i rritur standardet, teksa për shumë vite është trajtuar me inferioritet, ndërsa sot turistët e huaj adhurojnë mikpritjen, ushqimin, verën e birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë🫶

Posted by Edi Rama on Monday, October 7, 2024

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.