Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!


Nga Albert Vataj

Në VEND TË NJË KARTOLINE PËR DITELINDJE

Terenc Pepa, syri dhe kamera e të cilit na çon, ku hiri I së bukurës na deh dhe Shkodra na bën ta duam

Nga toka e nga qielli, përmes mrekullisë së shpërfaqjes, madhështisë së shpirtit qëmtues dhe magjisë së artit të fotografisë, ai, Terenc Pepa, na tregon diamantin e hirit të së bukurës së Shkodrës, në të gjithë dimensionet e saj.

E bën këtë me një pasion dhe përkushtim, që tejkalon të dëshirimtën për të ecur në qytetin e mbretërve dhe legjendave, në dehjen e brishtësisë së natyrës, deri thellë në shpirtjen e përjetimit, të çdo stolie që kjo përkatësi rreket të ofrojë me çiltërsinë e një zonje delikate.

Ai, Terenc Pepa, në Shkodër njihet dhe vlerësohet përtej saj. Foto dhe videot e tij pasurojnë prezantimin e qytetit, dhe çdo ngjarjeje artistike të tij, por më së shumti është ajo që ofron Shkodra dhe natyra e saj, çfarë kamera e Terenc Pepës fokuson, për ta sjellë sa të vërtetë aq dhe të bukur, sa të veçantë aq dhe shprehëse. Sepse është kamera, fotografia, video, që sot në epokën e komunikimit përmes virtualitetit, arrijnë shpejt dhe atje ku nuk shkel këmba dhe mund të përshkojë vetëm syri i qiellit dhe kamera e dronit, duke përfshirë miliona ndjekës, dhe duke u bërë përjetim i gjithë atyre që duan Shkodrën dhe bukuritë e saj, si stoli të solemnitetit të një kremteje.

Sot, kamera e Terencit na mundëson të shkojmë më larg dhe të vëzhgojmë nga lart, në agim heret e në muzg vonë, për t’u dehur nga hiri i të bukurës, atë dlirësi delikate që na çon përtej, se ku mund dëshirimi të shkojë. Për të na njohur në mënyrë më shteruese dhe përfshirëse me magjinë, që mundëson kamera në duart e një profesionisti, në zellin e një pasionanti, e pse ndryshe veçse për ta dashuruar Shkodrën dhe përjetuar atë në çdo puls dhe nerv, rrahje zemre dhe shpejtim frymëmmarrje që nguc pamja dhe peizazhi, ngjyra dhe drita, larmia dhe harmonia.

Përmes videove dhe fotove të këtij të palodhuri për të qenë kudo dhe për të mbërritur te çdo pritje e manifestimit të solemnitetit të natyrës dhe teatralitetit të së mahnitshme, e kemi parë Shkodrën; nadjeve kur dielli prek kumbanoret e kishave dhe minaret e xhamive; në zenith, kur drita përthyen vezullimin, duke kërcyer si një balerin në çatitë e shtëpive.

Po, jemi zhytur në kuqëlimin e perëndimi, idilit poetik që reflekton mbi Liqen. Jemi lagur nga shiu, që Shkodrës i jep nur të pikëllimtë dhe dhe doherë pak hir Venecie.

Kemi ecur në borën që na shpie në Olimpin e malësisë, kemi pedaluar me biçikleta dhe notuar në perlat në fshehura mes maleve; jemi “rrëzuar” ujëvarave shkumëzuese dhe zhytur në melankolin e dritave; siç jemi dehur nën bli dhe magjepsur në harenë e gazmendit të festës; kemi peshkuar në Liqen dhe drekuar krap jani; kemi përshkuar brigjet e dalldisë së verës dhe shkuar kemi ku deshëm dhe s’dreshtëm.

Kudo na çoi kamera e Terenc Pepës, dhe na la atje, atje duke u bërë pjesë e kremtes dhe përjetimit. Dhe, duam ende të dëshirojmë të jemi gjithnjë, ku Shkodra është bujarisht e begatuar në dëshirim, për të na pritur dhe ku kamera e Terenc Pepës të na çojë.

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1200 familje

Programi i kredive të buta ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja.