Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në samit.

Në samit marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të Jashtëm.

Ky është samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Pritet që në fund të punës të miratohet një deklaratë e përbashkët, në përputhje me ato të samiteve të kaluara në Athinë dhe Tiranë.

Pikat kryesore duhet të përfshijnë dënimin e agresionit rus, mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, mbështetjen për planin e paqes të presidentit Zelensky, integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO, kur kushtet ndërkombëtare dhe të brendshme të Ukrainës do ta lejojnë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni