Ambasadorja Hajdaraga: Shqipëria respekton dhe ruan ekosistemet bregdetare

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, mori pjesë në eventin zyrtar të lançimit të Qendrës së Kërkimit dhe Monitorimit për Turizmin Bregdetar dhe Detar në Mesdheun Lindor,


Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, mori pjesë në eventin zyrtar të lançimit të Qendrës së Kërkimit dhe Monitorimit për Turizmin Bregdetar dhe Detar në Mesdheun Lindor, organizuar nga Ministria e Turizmit të Greqisë – Ministry of Tourism, nën kujdesin e Ministres znj. Olga Kefalogianni dhe e mbështetur nga Organizata Botërore e Turizmit – (UNWTO).Gjatë këtij eventi, u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për krijimin e Observatorit, i cili do të mbledhë dhe analizojë të dhëna për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Ky Observator do të shërbejë si një qendër referimi për monitorimin e ndikimeve ekonomike, sociale dhe mjedisore të turizmit në zonat bregdetare të Mesdheut/ Lindor.


Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë nga vendet anëtare, ministra dhe ambasadorë nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Qipro, Mali i Zi dhe vende të tjera të Mesdheut, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit, autoriteteve lokale dhe akademikë.

Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja Hajdaraga, theksoi angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke u shprehur: “Shqipëria ka njohur prej kohësh potencialin e madh të turizmit bregdetar dhe detar. Jemi të angazhuar për një turizëm që respekton dhe ruan ekosistemet tona bregdetare dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët rajonalë.”

Ky event shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon, duke forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave të besueshme në fushën e turizmit bregdetar dhe detar.

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni